Ramos ka kërkuar nga Reali një kontratë të përmirësuar
Madrid, 15 nëntor - Sergio Ramos ka kërkuar nga drejtuesit e Real Madridit një kontratë të përmirësuar, siç vepruan kohë më parë me yllin portugez, Cristiano Ronaldo, raporton gazeta spanjolle Marca.
Mbrojtësi i përfaqësueses spanjolle ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2017, dhe nuk pritet që klubi ti filloi negociatat deri në dy vitet e mbetura të kontratës.
Ramos është zëvendës kapiten i ekipit dhe një ndër lojtarët kyç të ekipit madrilen, derisa të ardhurat për një sezon sillen rreth 5.5 milion euro. Pritet të shihet nëse ekipi nga Santiago Bernabeu do tia rritë apo jo pagën Ramosit.