Ramos drejt largimit nga Reali
Madrid, 22 qershor - Mbrojtësi Sergio Ramos ka vendosur të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere, shkruan \"Marca\".
Ramos ka prishur marrëdhëniet me krerët e klubit për shkak të kërkesave të mëdha për rinovimin e kontratës, transmeton Koha.net.
Ai ka kërkuar pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh për ta vazhduar kontratën që i skadon në vitin 2017.