Rainer Milkorei dekorohet me titullin Ambasador Nderi i Kosovës
Prishtinë, 5 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim nënkryetarin e Federatës Gjermane të futbollit Rainer Milkoreit, të cilit ia dorëzoi medaljen Ambasador Nderi i Kosovës.
Presidentja Jahjaga e përgëzoi z. Rainer Milkoreit për punën e tij dhe për kontributin e çmuar për zhvillimin, afirmimin dhe ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës.
Nënkryetari i Federatës Gjermane të futbollit z. Rainer Milkoreit, e falënderoi Presidenten Jahjaha për medaljen me të cilin e ka nderuar si Ambasador Nderi të Kosovës dhe premtoi vazhdim të angazhimit dhe të mbështetjes për futbollin e Kosovës.