Rafa Benitez pritet të emërohet trajner i ri i Realit të Madridit
Madrid, 26 maj - Rafael Benitez pritet të emërohet si trajner i ri i Realit të Madridit, pas shkarkimit të italianit Karlo Ancelotit.
Sipas mediave spanjolle, është 99% e sigurt që madrilenët do të vendosin në krye të pankinës 55-vjeçarin spanjoll, të cilit i përfundon kontrata me Napolin të djelën e ardhshme.
Ish-trajneri i Liverpulit nuk ka nënshkruar ende një kontratë me 10 herë kampionët e Europës, por mësohet se negociatat mes tyre janë në një fazë të avancuar.
Anceloti u shkarkua të hënën pas dy sezoneve në Santiago Bernabeu dhe shkak u bë dështimi i këtij sezoni që u mbyll pas asnjë trofe për Mbretërit.
Sa i përket Benitezit, ai e njeh mirë kampionatin spanjoll pasi më herët nën drejtimin e tij Valencia ka fituar dy herë La Ligën dhe një herë Ligën e Europës.
Ai drejton Napolin që nga viti 2013 duke fituar vetëm një trofe, Kupën e Italisë.