12 Janar 2025

Puyol mendon për tërheqjen nga futbolli

Barcelonë, 16 dhjetor - Karrierës së mrekullueshme të qendërmbrojtësit të Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës, Carles Puyol duket se po i vjen fundi.

Dëmtimet e shumta që kapiteni i Barçës ka pësuar veçmas gjatë një viti të fundit kanë bërë që ai të mendojë seriozisht largimin nga klubi.

35-vjeçari ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij në klubin katalonas dhe ka zhvilluar 586 ndeshje, si dhe ka shënuar 16 gola.

Tifozët e Barçës dëshirojnë që kapiteni i tyre ta mbajë veshur deri në moshën 40-vjeçare fanellën e klubit, por sipas asaj që thotë e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, ai po shqyrton mundësinë e një transferimi në një ligë me nivel më të ulët, si Katari ose Emiratet e Bashkuara Arabe, ose largimin në mënyrë përfundimtare nga futbolli.

Këtë gjë Puyol iu ka shprehur disa shokëve të skuadrës, si dhe pjesëtarëve të stafit teknik të klubit blaugrana, pasi gjuri i tij i dëmtuar nganjëherë nuk i përgjigjet dëshirës së tij. Megjithëkëtë, mbrojtësi i Barcelonës vendimin përfundimtar do ta marrë në muajt e ardhshëm, duke parë se si do të evoluojë gjendja e tij fizike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)