Puyol largohet nga Barcelona
Barcelonë, 25 shkurt - Media katalanase shprehet e bindur se Carles Puyol do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona.
Futbollisti që ka mbi 19 vite që është pjesë e Barcelonës, duket se do provojë një aventurë të re para se të varë këpucët në gozhdë.
Lojtari 35-vjeçar është i pakënaqur për faktin që ka humbur vendin e titullar në skuadër dhe, mbi të gjitha, për mënyrën se si po trajtohet nga trajneri Martino.
Edhe pse ka pasur dëmtime të shpeshta, Pujol mësohet ti ketë njoftuar drejtuesit se do largohet në përfundim të këtij sezoni.
Ka shumë mundësi që të luajë edhe të paktën një vit në një kampionat joeuropian, ku mundësia kryesore është SHBA-ja.
Puyol ka qenë pjesë e akademisë së Barçës që nga viti 1995, kur ishte 17 vjeç.