PSG ofron 40 milion euro për Pedro
Paris, 27 gusht - Shtypi spanjoll shkruan se në zyrat e financave të Barcelonës është paraqitur një ofertë 40 milion Euro për sulmuesin Pedro Rodriguez, ofertë që mban vulën e Paris Saint Germain.
I kontaktuar menjëherë nga Marca, sulmuesi që ka edhe 3 vjet të tjera kontratë me katalanasit nuk është i interesuar.
Mendoj vetëm për të fituar me Barcelonën, por jam krenar që klube të mëdha interesohen për mua.
Në këto ditë të fundit të merkatos do të jetë e vështirë që Pedro të largohet sepse Barcelona do ta kisha akoma më të vështirë të gjente një zëvendësues të kalibrit të tij në kaq pak ditë.