PSG nuk e shet Ibrahimovicin të Milani
Paris, 8 qershor - Agjenti Mino Raiola i ka njoftuar krerët e Milanit se Paris Saint-Germaini nuk do ta shesë Zlatan Ibrahimovicin.
Rossonerët kanë shprehur interesim për kthimin e suedezit në San Siro dhe me investimet e reja në klub nga Bee Taechaubol, ata janë të gatshëm ta paguajnë shtatë milionë euro në vit sulmuesin e tyre të dikurshëm.
Ai ka një kontratë dhe nuk mund të vendosë vet për tu larguar.
Presidenti Nasser al-Khelaifi është pyetur rreth kësaj teme dhe ai ka thënë jo, PSG nuk do ta shesë Ibrahimovicin, ka theksuar Raiola për Journal du Dimanche.
Pas refuzimit nga Carlo Ancelotti, kjo është një tjetër goditje për Silvio Berlusconin, i cili dëshiron ta kthejë sërish Milanin në majat e futbollit.