11 Janar 2025

PSG kampion i Francës

Paris, 8 maj - Paris Saint Germain (PSG) është kampioni i ri i Francës në futboll. Monaco nuk mundi të shkonte më shumë se sa një barazim 1-1 me Guingamp, në javën e 36 të Ligue 1, duke ia dorëzuar titullin Ibrës me shokë, të cilët janë duke luajtur me Rennes në “Park des Princes”, por pa ndonjë impenjim të madh.

Kjo, pasi ky 90 minutësh do të shërbejë si një shfaqje për skuadrën e Blanc, e cila do të ketë mundësinë të festojë përpara publikut të vet titullin e 4 në 44 vjet histori, pas atyre të fituar në 1986, 1994 dhe 2013.

Kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje nga fundi, për skuadrën e principatës, Monaco, është matematikisht e pamundur të tejkalojnë distancën prej 7 pikësh me kryesuesit. Skuadra pariziene fiton titullin e dytë radhazi, pas atij të marrë vitin e kaluar kur ekipin e drejtonte Carlo Ancelotti.

Në këtë ndeshje feste mund të aktivizohet edhe Zlatan Ibrahimovich, i cili është ndalur prej më shumë se 1 muaji nga një dëmtim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)