PSG ka para për ta blerë Messin
Paris, 7 janar - Paris Saint Germain (PSG) mund ta transferoj pa asnjë problem Lionel Messin, nëse ky i fundit vendos të largohet nga Barcelona. Kështu mendon mesfushori i kampionit të Francës, Javier Pastore.
\"Nëse Messi do të largohet nga Barcelonën, pronari i Paris Saint-Germain do të jetë në gjendje të arrij marrëveshje. Paratë nuk do të jetë një problem. Klubi i ka burimet për të blerë një lojtarë si Messis, ka deklaruar Pastore.
Messi ka një kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2018, por ka një klauzolë blerje në vlerë prej 250 milionë euro. Së fundit janë shtuar zërat për një largim të argjentinasit nga Camp Nou.