PSG ja mori Marquinhos Barcelonës
Barcelonë, 14 prill - Drejtori sportiv i Barcelonës Andoni Zubizarreta ka treguar se katalunasit janë mposhtur nga Paris Saint Germain verën e kaluar për të nënshkruar me mbrojtësin e Romës Marquinhos.
Skudra nga Camp Nou dëshironte të freskonte vijën e mbrojtjes vitin e kaluar dhe kishte dëshiruar që të transferonte një numër të madh të mbrojtësve, përfshirë mbrojtësin e PSG-së Thiago Silva dhe atë të Chelsea David Luiz.
Tani është zyrtare që Barca ishte duke e kërkuar edhe Marquinhos, por ata refuzuan të paguajnë 35 milion euro sikurse PSG kështu që 19 vjeçari kalojë në Ligue 1.
Ne ishim shumë afër Marquinhos vitin e kaluar kur ai ende ishte në Romë, tha Zubizarreta për TV3.
Por, Paris Saint-Germain bën një ofertë për të, të cilën ne nuk ishim të gatshëm për ta dhënë.