PSG gati të paguajë 75 milionë euro për Sergio Busquets
Prishtinë, 20 shkurt - Barcelona reagoi shpejt duke arritur marrëveshje me mesfushorin Sergio Busquets për vazhdimin e kontratës së tij në klub, pasi Paris Saint-Germain ka shprehur gatishmëri të paguajë 75 milionë euro për transferimin e yllit spanjoll.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane Sport, sipas së cilës kampioni i Ligue 1 ka identifikuar Busquetsin si pasardhës të Thiago Mottas dhe është i gatshëm të paguajë një shumë të lartë për transferimin e tij në Parc des Princes.
Andaj, duke parë interesimin nga gjiganti francez, drejtuesit e Barcelonës reaguan duke i ofruar futbollistit kontratë të re deri më 2019 me kushte të përmirësuara financiare.