PSG 40 milion stërlina për Adnan Januzajn
Paris, 6 shkurt - Paris Saint Germain (PSG) është e gatshme të ofrojë 40 milion stërlina për Adnan Januzajn.
Sipas Daily Star, PSG është e gatshme të derdhë në llogarinë e skuadrës së Manchester United këtë shumë për të tërhequr në skuadër talentin me origjinë shqiptare.
Shefi ekzekutiv United Ed Woodward ka refuzuar ofertën e parë të PSG-së dhe bëri të qartë se Januzaj nuk është në shitje por kjo shumë do ti tundonte drejtuesit e United.
Laurent Blanc është i bindur se kjo shumë mund të joshë talentin kosovar, i cili sapo ka mbushur 19 vjeç për tu trasnferuar në Paris.