Prishtina ska boksierë për turneun Adem Jashari
Prishtina është klub me renome të madhe në boks por aktualisht është në situatë të vështirë financiare!
Askush nuk do të besoj se është në një krizë të madhe saqë nuk ka boksierë seniorë për tu paraqitur në turneun e madh ndërkombëtarë (të 16-tin më radhë) Adem Jashari, që mbahet me 22-23 nëntor në Gjakovë.
Agim Tahiraj, trajner i Prishtinës, që punon së bashku me ndihmësin e tij, Pajazit Halimin, e konfirmon se nuk kanë boksierë seniorë.
/Bota sot/