Prishtina dhe Komiteti Olimpik organizojnë "Panairin e sportit"
Prishtinë, 25 shtator - Sot në Prishtinë u mbajt panairi i sportit të cilin Komuna e Prishtinës e realizoi në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës.
Në këtë panair morrin pjesë mbi 20 federata të ndryshme nga Kosova të cilat në tendat e tyre prezantuan disiplina të ndryshme sportive.
Qëllimi i këtij projekti ishte që nxënësit e shkollave të Prishtinës, të njihen për së afërmi me sportin dhe një mënyrën e të jetuarit shëndetshëm.
Ata vizituan panairin ku patën rastin të njihen me disiplina të ndryshme sportive në mënyrë të organizuar, në sajë të bashkëpunimit midis Drejtorisë së Arsimit dhe Shoqatës së Pedagogëve të Edukatës Fizike.
Ky është projekti i tretë gjatë këtij viti që Komuna e Prishtinës e realizoi në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës. Më parë ishin mbajtur edhe Dita Olimpike dhe Dita e Sportit dhe Ambienti.