11 Janar 2025

Prezantohen projektet e buxheti i Komunës se Prishtinës për sport

Prishtinë, 8 gusht - Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbajti takimi me sportistë, gazetarë, përfaqësues të shoqatave e klubeve sportive dhe përfaqësues të Mistrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth problemeve me të cilat ballafaqohet komuniteti sportiv në qytetin e Prishtinës  në mënyrë që të fillohet nga përgatitjet për krijimin e një strategjie në funksion të të ardhmes së sportit.

Në këtë takim ishin prezent Blerta Zeqiri, Drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zyrtarë të drejtorisë, Rita Zeqiri, kampione e notit në gara ndërkombëtare, Donika Rexhepi, përfaqësuese e projektit për Komunën e Prishtinës  nga UNDP, Sanije Krasniqi, anëtare e bordit të sportit shkollor, Valon Nikqi përfaqësues i organizatës për edukim sportiv nga OSEK, Fidan Shatri, MKRS, Baki Berisha nga gazeta Zëri si dhe sportist nga fusha të ndryshme.

Znj. Zeqiri para pjesëmarrësve prezantoi projektet e Komunës për Sport, buxhetin, investimet kapitale dhe subvencionet.

Mungesa e sallave sportive për trajnime si dhe vështirësitë financiare te klubeve dhe sportisteve të pavarur sidomos atyre kulminant, mbeten problemet kryesore që u ngritën si shqetësim nga pjesëmarrësit.

Përveç problemeve dhe kërkesave dhanë ide të ndryshme për zhvillimin e sportit në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)