Pranohet oferta e Tottenhamit për Lamelan
Romë, 27 gusht - Roma e ka pranuar ofertën prej 35 milionë eurosh të Tottenhamit për shitjen e Erik Lamelas.
Argjentinasi pritet të shkojë në Londër të martën dhe brenda dy ditëve të ardhshme do ta kompletojë kalimin në White Hart Lane.
21-vjeçari do të përfitojë rreth 76.000 euro në javë, ndërsa do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, njofton telegrafi.
Mësohet se Spursat do të paguajnë 30 milionë euro për anësorin argjentinas dhe pesë milionë të tjera do të jepen në formë shtesash lidhur me paraqitjet e lojtarit dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.