Prandelli dorëheqit nga kombëtarja e Italisë
Romë, 25 qershor - Selektori i kombëtares Italiane, Cesare Prandelli ka paraqitur dorëheqjen e tij nga posti i trajnerit tek kombëtarja e Italisë, pas eliminimit që në fazën e grupeve.
Cesare Prandelli përfundon aventurën me Kombëtaren Italiane. Eliminimi që në fazën e grupeve në Kampionatin Botëror nuk kaloi leht nga koka e tij dhe Italiani konfirmoi dorëheqjen nga Azzurri.
Ish-trajneri i Fiorentinas kishte sukses në Euro 2012 pasi arriti në finale, por kjo gjë nuk u përsërit edhe tani në Kampionatin Botëror.