11 Janar 2025

Prandelli do të jetë trajneri i Italisë deri në vitin 2016

Romë, 25 mars - Cesare Prandelli do të jetë trajneri i kombëtarës italiane të futbollit deri në 2016-ën. Tekniku arriti një akord me Federatën Italiane të Futbollit për rinovimin e kontratës që do ta lidhë me ngjyrën e kaltër deri në Europianin e 2016-ës. Lajmi u konfirmua për mediat italiane nga zyrat e Federatës: “Firma do të vijë në javët e ardhshme”.

Prandelli në këtë mënyrë do të qëndrojë në krye të kombëtares deri në skadencën e mandatit presidencial të Giancarlo Abetes.

Presidenti i Federatës Italiane mori vendimin për rinovimin me Prandellin me miratinim e presidentit të Klub Italia, Demetrio Albertini si dhe Drejtorin e përgjithshëm, Valentini. Akordi është arritur mbi bazën e një kohëzgjatjeje dy vjeçare me vullnetin reciprok të palëve.

Puna e Prandellit është e garantuar deri në Europianin e 2016-ës për fushatën kualifikuese dhe fazën finale të kampionatit kontinental që do të zhvillohet në Francë.

Bashkë me Federatën, Prandelli do të hartojë dhe programin teknik të kombëtares italiane, me objektivin për të harmonizuar më së miri kalendarin e garave zyrtare e miqësoreve si dhe përgatitjen e skuadrës nëpërmjet një bashkëpunimi akoma më të ngushtë me Ligën e Futbollit të Serisë A dhe atë të Serisë B. Pas konfirmimeve nga Federata Italiane erdhën dhe ato të vetë Cesare Prandellit.

“Në këtë moment, - deklaroi tekniku, - ndiej një kënaqësi të madhe, jam krenar për faktin që Federata e Futbollit më propozoi një rinovim 2-vjeçar ndaj dhe unë tregova disponueshmëri të plotë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)