Policia zviceriane arreston 6 zyrtarë të FIFA-s për korrupsion
Bernë, 27 maj - Policia zviceriane ka arrestuar disa zyrtarë të FIFA-s, organizmit drejtues të futbollit botëror, me akuzën për korrupsion.
Sipas BBC, policia i arrestoi këta zyrtarë pas një operacioni në një hotel të Zyrihut, në orët e para të së mërkurës. Ata akuzohen për pastrim parash dhe shantazh në 20 vitet e fundit.
Mendohet se personat e arrestuar janë gjashtë, por emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.
Sipas New York Times, ata do të ekstradohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.