Policia serbe kontrolluan kombëtaren për telekomandën e dronit
Beograd, 16 tetor - Ekipi kombëtar shqiptar është kontrolluar së bashku me stafin e kombëtares, nga forcat policore serbe, me qëllim gjetjen e telekomandës që komandonte dronin që solli flamurin e Shqipërisë së madhe në stadiumin Partizani të Beogradit.
Sipas Top Channel, dhoma e zhveshjes është një ambient i shenjtë dhe nuk lejohet të hyjë kushdo, madje as drejtuesit e federatës, pasi ka një protokoll që respektohet.
Por ky kontroll u krye në momentin kur u vendos që përfaqësuesja jonë nuk do të dilte më në fushë.
Si një veprim që nuk shfaqte gjë tjetër veçse një akuzë ndaj kuqezinjve, pala serbe urdhëroi policinë të bënte këtë kontroll që u quajt fyes nga kombëtarja.
Forcat serbe kontrolluan gjithçka që kishin dhomat e zhveshjes për të gjetur diçka që kishte lidhje me incidentin.
Sipas Top Channel, vetëm pasi u sigurua se lojtarët dhe stafi ishin të pastër, atëherë u dha urdhër që ata të liheshin të lirë për të dalë nga stadiumi.