Pogba do të largohet nga Juventusi
Torino, 13 janar - Agjenti i mesfushorit të Juventusit, Mino Raiola, ka pranuar se klienti i tij, Paul Pogba mund të largohet nga klubi vitin e ardhshëm.
Mesfushor i21-vjeçar është duke u kërkuar që një kohë të gjatë nga shumë klube evropiane, dhe sipas Raiolas një largim i tij nga Zonja e vjetër ka gjasë të ndodhë gjatë afatit kalimtar të ardhshëm.
Normalisht se ai mund të largohet vitin e ardhshëm. Ai është një nga tetë lojtarët më të mirë në botë dhe top klubet evropiane e duan atë. Ai ka zgjatur kontratën me Juventusin dhe ndihet mirë aty. Ai po luan mirë. A do të largohet? Kjo i mbetet Juventusit, ne kemi rinovuar kontratën, jemi të lumtur, por kur të vijë momenti i duhur për tu larguar ne do ta kapim atë, ka thënë Raiola për Mediaset.
Gjithmonë e dija çfarë talenti ka, por kur sillni një lojtar të ri të tillë në Itali, nuk është e lehtë që të ndikojë menjëherë, ka shtuar ai.
Pogba iu bashkua Juves nga Manchester United në vitin 2012.