09 Janar 2025

Poe Qiu Ying Wang Shuo blen 51% të aksioneve të Milanit

Milano, 11 mars - Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, ia ka shitur shumicën e aksioneve të klubit një supermiliarderi kinez.

Ky është lajmi që raportohet sot nga disa media italiane, megjithëse ende mungon zyrtarizmi.

Sipas web-faqes “football-italia.net”, thuhet se Milani i ka shitur 51% të aksioneve të klubit Poe Qiu Ying Wang Shuo, që njihet me nofkën “Mr. Pink”.

Biznesmeni kinez njihet në Perëndim me pseudonimin “Mr. Pink” për shak të pijes energjike “Pink”, të cilën ai e hodhi në tregun amerikan dhe që shumë shpejt “pushtoi” të gjithë vendin.

Në fillim lajmi u publikua në Rumani nga portali “wowbiz.ro”, i cili e ka shoqëruar lajmin edhe me një foto nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes mes Berluskonit dhe biznesmenit kinez.

Arsyeja pse ky lajm u publikua më parë në Rumani është “Mr. Pink” ka pasur të dashur një modele rumune dhe kjo dyshohet se e ka publikuar ngjarjen në këtë faqe.

Kujtojmë që në të shkuarën ishte folur shumë për një shitje të Milanit, por të gjitha këto u hodhën poshtë nga Berluskoni, i cili e ka përsëritur se nuk do ta shesë klubin.

Berluskoni i është përgjigjur këtij lajmi duke thënë: “Nuk komentoi mbi thashethemet”.

Megjithatë, gjithçka do të konfirmohet në orët në vazhdim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)