Podolski do të jetë përforcim i madh për Interin
Milano, 3 janar - Pas mbërritjes së kampionit të botës të premten në Milano, ku pritet që të nënshkruajë marrëveshjen e huazimit me Interin, trajneri i Interit, Roberto Mancini ka thënë së Podolski do të jetë përforcim i madh për Interin.
Podolski do ti nënshtrohet vizitës mjekësore të shtunën dhe pritet që të aktivizohet për herë të parë me fanellën e Interit të martën në ndeshjen ndaj kampionëve në fuqi të Juventusit.
I shpallur kampion i botës në 2014 me Gjermaninë, sulmuesi 29-vjeçar nuk ka luajtur asnjë ndeshje në kampionatin e Anglisë këtë sezon.
Unë e njoh atë shumë mirë si një lojtar, pasi e kam ndjekur atë edhe në kohën kur ishte tek Bayern Munich. Ai do të jetë një përforcim i madh për ne, ka deklaruar trajneri Mancini.