Platini mbështet kartonin e bardhë
Gjenevë, 17 tetor - Presidenti i Uefa-së, Michel Platini, ka mbështetur futjen e kartonit të bardhë, që do ti përjashtonte lojtarët për një kohë për shkak të reagimeve ndaj gjyqtarit.
Ish-përfaqësuesi i Francës beson se abuzimi verbal ndaj zyrtarëve të ndeshjes është bërë shumë epidemik në futbollin modern.
Si pasojë, Platini dëshiron që gjyqtarët të kenë fuqinë ti dërgojnë lojtarët në karrigen e përjashtimeve të përkohshme për 10 minuta.
Megjithatë Platini ka shpjeguar se kartoni i bardhë nuk duhet të përzihet me kartonin e verdhë, që është për shkak të ndërhyrjeve brenda ndeshjes.
59-vjeçari po ashtu ka zbuluar se ai dëshiron tu lejojë trajnerëve më shumë zëvendësime, me dy ndërrime në pauzën mes ndeshjeve, derisa të ruhet mundësia e bërjes së tre zëvendësimeve gjatë ndeshjes.