11 Janar 2025

Pjesëmarrja e Kosovës, në ndeshjet miqësore do të jetë e mirë për të lobuar për Kosovën

Prishtinë,14 janar - Nënkryetari i Federatës së Futbollit (FFK), Bekim Haxhiu, pas publikimit të Vendimit të Këshillit për çështje urgjente të FIFA-s në lidhje me kërkesën e FFK-së për lejimin e ndeshjeve miqësore, ka thënë së ky vendim është shumë i rëndësishëm për futbollin e Kosovës dhe se pjesëmarrja e Kosovës, në ndeshjet miqësore do të jetë e mirë për të lobuar për Kosovën edhe në aspektin politik. 


Haxhiu, ka ftuar edhe lojtarët kosovarë që luajnë në vendet e jashtme.“Unë ftojë Valmir Berishën dhe Adnan Jonuzajn, që të marrin pjesë dhe të luajnë në ekipin kombëtar të Kosovës, ata do të mund të lobojnë më shumë se Enver Hoxhaj dhe Behxhet Pacolli”, ka deklaruar Haxhiu.

Nënkryetari i Federatës së Futbollit (FFK), Bekim Haxhiu, ka falënderuar,  kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrit të Sportit, Memli Krasniqi, për kontributin deri të ky vendim. “Deri te ky sukses ishte e mundur vetëm falë juve të gjithëve, ministrit të sporteve  Memli Krasniqi, kabinetit të kryeministrit Thaçi”, ka deklaruar Haxhiu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)