10 Janar 2025

Pirlo rikthehet në kombëtaren italiane

Romë, 7 shtator - Trajneri i kombëtares italiane, Antonio Conte ka rikthyer në kombëtare mesfushorin Andrea Pirlo.

Mesfushori 35 vjeçar i Juventusit është thirrur nga trajneri për dy sfidat eliminatore, të vlefshme për Euro 2016 ndaj Azerbajxhanit dhe Maltës, pas dëmtimit të lojtarit të Milanit, Giacomo Bonaventura.

Paraqitja e fundit e Pirlos me Italinë ka qenë ajo ndaj Uruguait në Botërorin e Brazilit. Pirlo është rikthyer të luaj vetëm në ndeshjen e fundjavës, atë ndaj Romës, pasi vuante nga një dëmtim dhe kjo ishte ndeshja e parë në kampionat.

Një tjetër motiv që Conte grumbulloi Pirlon ishte edhe dëmtimi që pësoi Marco Verrati i cili konsiderohet si një prej lojtarëve të vetëm që mund të zëvendësojë denjësisht juventinin në kombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)