Përfundon sezoni për Juan Jesus
Milano, 7 prill - Interi ka konfirmuar se mbrojtësi Juan Jesus ka pësuar një dëmtim në ligamentin medial kolateral të gjurit të djathtë gjatë barazimit ndaj Bolognas prej 2-2.
Braziliani u detyrua që të largohej në pjesën e parë të sfidës ndaj Bolognas, teksa skanimet zbuluan lëndimin, duke shuar edhe shpresat se Juan mund të luajë në Botëror.
Juan Jesus i është nënshkruar disa procedura diagnostifikuese këtë mëngjes pasi u detyrua të largohej në minutën e 28-të të ndeshjes mbrëmë.
Ekzaminimet kanë zbuluar një dëmtim komplet të ligamentit kolateral medial në gjurin e djathtë të mbrojtësit, ka konfirmuar Interi në faqen zyrtare të klubit.