Pep Guardiola mund të dënohet, preku gjyqtaren
Munich, 28 tetor - Trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola bëri një figurë të keqe duke prekur gjyqtaren e katërt gjatë ndeshjes.
Trajneri spanjoll po shikonte përballjen pa gola me Borussia Monchengladbach, në të cilën skuadra e tij qarkulloi topin 72 për qind.
Guardiola ishte kaq i mërzitur, sa në mënyrë të papërshtatshme, filloi ti shfaqte gjendjen e tij gjyqtares së katërt, Bibiana Steinhaus. Është fyerje të kesh kontakt fizik me femrat gjyqtare, për të cilën trajneri i Bayern mund të marrë ndonjë masë nga Federata Gjermane e Futbollit.
Guardiola filloi duke i vënë një dorë në bel, përpara se t\'i kapte dorën dhe ti vendoste dorën tjetër rreth shpatullave, në kohën kur gjyqtarja e katërt ia largoi dorën.
\"Ai tregoi një mungesë respekti, me mënyrën se si u soll ndaj Bibianës\", tha ish-menaxheri Ewald Lienen. \"Dukej pothuajse sikur ai po i kërkonte të dilnin në një takim. Mënyra sesi ajo reagoi ishte e shkëlqyer, deklaroi Lienen
Duke folur pas ngjarjes, Guardiola tha: \"Unë isha duke i kërkuar më shumë kohë, por ajo tha jo, ne nuk do e bëjmë këtë gjë.
Kjo nuk është hera e parë, që një ngjarje e tillë i ndodh gjyqtares. Në vitin 2010, mbrojtësi Peter Niemeyer aksidentalisht preku gjoksin e saj, në vend të shpatullave.