Pensionohet Ottmar Hitzfeld
Bernë, 2 korrik - Përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ka konfirmuar pensionimin pas humbjes nga Argjentina.
Hitzfeld kishte njoftuar para Botërorit se kjo do të ishte gara e fundit për të dhe se ish-trajneri i Lazios, boshnjaku Vladimir Petkoviq do tia zë vendin atij nga janari.
Puna ime si trajner përfundon këtu, tha ai në konferencën pas ndeshjes.
Jam krenar me karrierën time. Do të punoj në TV të paktën aty nuk do të humb ndeshje. Me pret jetë e qetë përpara.
Në kampin zviceran kishte mërzi para ndeshjes pasi Hitzfeld kishte marrë lajmin se vëllai i tij kishte ndërruar jetë mbrëmë.