09 Janar 2025

Pele shtrihet serish në spital

Rio de Zhanerio, 8 maj - Legjenda e futbollit, Pele i është nënshtruar të enjten një ndërhyrje kirurgjikale në prostatë pasi është shtruar në spital për herë të dytë brenda 6 muajve.

Tre herë fituesi i Kupës së Botës, tashmë në moshën 74 vjeçare, u shtrua në spital në nëntor 2014 për një infeksion urinar, pas heqjes së gurëve në veshka.

Zyrtarë të spitalit “Albert Einstein” në Sao Paoulo konfirmuan se Pele ndodhej i shtruar në spital, por nuk dhanë hollësi në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Ish-ylli i Santos ka shënuar 77 gola në 91 paraqitje me Brazilin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)