PD: Majlinda krenaria e sportit shqiptar
Prishtinë, 25 prill - Partia e Drejtësisë i shpreh urimet më të sinqerta xhudistës me famë botërore, Majlinda Kelmendit, për triumfin në Kampionatin Evropian të Montpeiller të Francës, me çrast edhe u shpall Kampion i Evropës.
PD konsideron se sporti dhe sportistët kosovarë meritojnë mbështetje dhe përkrahje më të madhe, nga institucionet shtetërore, pasi që sporti është edhe ambasadori më i mirë i një shteti. Majlinda Kelmendi është njëra nga ato ambasadore që më së miri po e përçon mesazhin në mbarë botën se populli shqiptar ngërthen në vete vlera të larta të kulturës, traditës sportive dhe edukative.
PD inkurajon Majlinda Kelmendin dhe mbarë sportistët kosovarë që të vazhdojnë rrugëtimin për realizimin e ëndrrave të shumë brezave që për shkaqe të njohura nuk kanë mundur të ndjekin rrugën e tyre.