Paulo Dybala kushton 40 milionë euro
Në garë për të janë skuadrat italiane dhe të shteteve tjera europiane. Çmimi i tij? Unë them 40 milionë euro, por mund të jetë edhe më shumë, tha presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini.
Ne dëshirojmë të përmirësohemi këtë sezon, do të sjellim lojtarë të rinj dhe me më shumë eksperiencë, por ata të gjithë kanë kualitete, përfundoi Zamparini.
Përndryshe, lojtari kërkohet nga shumë skuadra të mëdha si Barcelona, Juventusi dhe Manchester United.