12 Janar 2025

Pajtim Kasami objektiv i Leverkusenit dhe Schalkes

Berlin, 13 nëntor - Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me skuadrën e Fulhamit në Premierligë, Pajtim Kasami është bërë objektiv i disa skuadrave gjermane.  

Interesim për ta transferuar mesfushorin shqiptar kanë shprehur Bayer Leverkusen dhe Schalke 04, raporton webfaqja www.sportsdirectnews.com.  

Mundësia që Bayer Leverkusen dhe Schalke 04 të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, për sezonin e ardhshëm, mund ta bindin reprezentuesin zviceran të heq dorë nga Premierliga.  

Kasami, në vitin 2011 ishte transferuar nga Palermo te Fulham. Por, 21 vjeçar tek këtë sezon ka nisur ta shfaq potencialin në Premierligë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)