11 Janar 2025

Pacolli i kërkon Januzajt të luaj për Kosovën

Prishtinë, 18 shkurt - Pas drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli po mundohet që ta bind Adnan Januzajn të luaj për Kosovën.

Sipas tabloidit britanik, \"Daily Mail\", vetë Pacolli, i ka bërë ftesë yllit të \"Djajve të Kuq\" që të luajë për Kosovën në miqësoren kundër Haitit, e cila do të zhvillohet me 5 mars në stadiumin \"Adem Jashari\" në Mitrovicë.

Januzaj ende nuk ka vendosur se për kombëtare do të luajë, teksa ka oferta nga Kosova, Shqipëria, Belgjika e Anglia. Por, mundësia që të luajë me \"Tre Luanët\" është pothuajse zero, pasi 19-vjeçari duhet të presë disa vite për tu natyralizuar në nënshtetas britanik.

Më parë Pacolli kishte në plan që së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama ti bënin një ofertë tunduese Januzajt që të zgjidhte Shqipërinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)