Pablo Armero është shumë pranë Milanit
Milano, 30 janar - Pablo Armero është shumë pranë Milanit. Pasi kanë siguruar Adel Taarabt, drejtuesit kuqezinj janë hedhur në sulm për të përmbushur dëshirën e fundit të Clarence Seedorf për këtë merkato dimri që përfundon pas dy ditësh. Dhe, kolumbiani i Napolit është edhe i duhuri për \"Djallin\".
Madje, nga sa mësohet, sipas asaj që ka publikuar dje \"Sky\", duket se lojtari dhe klubi kuqezi kanë arritur akordin mes tyre.
Tani duhet bindur Napoli, çka pritet të ndodhë sot, në Hotel \"Melia\" të Milanos. Kevin Cnstant, që ishte edhe \"çelësi\" i shkëmbimit nuk ka pranuar, por pritet një tjetër formë huazimi.