10 Janar 2025

Ozil pëson një dëmtim të rëndë të ligamentit të gjurit të majtë

Londër, 9 shtator - Mesfushori i Arsenalit dhe i kombëtares gjermane, Mesut Ozil ka pësuar një dëmtim të rëndë të ligamentit të gjurit të majtë, i cili me shumë mundësi do ta mbajë atë jashtë fushave për gati 3 muaj.

Lajmi i keq për ish-lojtarin e Realit të Madridit është konfirmuar nga stafi mjekësor i kombëtares gjermane, me të cilën ai ishte grumbulluar për ndeshjet eliminatore, atë ndaj Polonisë dhe Republikës së Irlandës, por tashmë do t’i duhet t’i ndjekë nga tribuna.

25-vjeçari pësoi një dëmtim të gjatë edhe sezonin e kaluar kur u transferua në Londër tek Arsenali. 

Sipas njoftimit të Federatës Gjermane të Futbollit lojtari ka mbërritur i i dëmtuar në kombëtaren e pancerave, dhe me shumë mundësi ai mund të jetë lënduar në takimin e fundjavës së shkuar të Premier League mes Chelsea-it dhe Arsenalit ku qëndroi në fushë gjatë gjithë 90-minutëshit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)