Ozil gatshëm për ndeshjen kundër Stoke Cityt
Londër, 9 janar - Mesut Ozil është rikthyer në stërvitje të plotë dhe është i gatshëm për ndeshjen që Arsenali e zhvillon kundër Stoke Cityt të dielën.
Mesfushori gjerman ka munguar që nga muaji tetor i vitit të kaluar shkaku i lëndimit të gjurit, por Wenger ka konfirmuar se Ozil do të jetë i gatshëm për të dielën.
Aaron Ramsey, Ozil dhe Mathieu Flamini janë rikthyer në stërvitje. Welbeck nuk është i gatshëm. Giroud është rikthyer nga suspendimi, ka thënë Wenger.
Pasi konfirmoi se Ozil është i gatshëm, trajneri francez nuk bëri me dije nëse do të fillojë takimin nga minuta e parë.
A do të fillojë nga minuta e parë? Ende nuk kam vendosur.