Ozil afër rikthimit pas lëndimit
Londër, 2 janar - Anëtari i Arsenalit, Mesut Ozil, ka thënë se e ka të vështirë ti shikojë ndeshjet e skuadrës së tij derisa po rehabilitohet pas lëndimit që e pësoi kohë më parë.
Ai është jashtë fushës së lojës që nga muaji tetor, ndërsa është afër rikthimit.
Gjatë kësaj periudhe Arsenali pati rënie dhe ngritje, ndërsa vitin 2015 e nisi me humbje (0:2) nga Southamptoni.
Kam punuar shumë dhe më në fund do të kthehem në lojë. Për mua ishte vështirë ti shikoj ndeshjet dhe të mos jem në fushën e lojës, është shprehur Ozil.
Ai vlerëson se viti i kaluar ishte mjaft i frytshëm për të.
Dua ti ndihmoj dy skuadrat e mia, Arsenalin dhe kombëtaren gjermane. Në Ligën Premiere gjithçka është e mundur e po ashtu jemi ende në Ligën e Kampionëve. Ndërkaq, me Gjermaninë duhet të fillojmë me fitore në kualifikimet për Kampionatin Evropian. Në vitin tim të parë tek Arsenali skuadra e fitoi Kupën FA, për herë të parë pas nëntë vjetësh. Në Rio me Gjermaninë e fituam titullin e kampionit botëror. Kjo nuk është pak, ka theksuar Ozil.