Operacioni i James Rodriguez ka përfunduar me sukses
Madrid, 6 shkurt - Real Madridi ka konfirmuar se operacioni i James Rodriguez ka përfunduar me sukses, dhe tani lojtarit i mbetet të fillojë me fazën rikuperuese.
James kishte pësuar një thyerje në këmbën e djathtë në fitoren e Realit ndaj Sevillas.
Ky lëndim, do të bëjë që Carlo Ancelotti, të mos mund të llogarisë për dy muaj në anëtarin kolumbian, që këtë verë, iu bashkëngjit Realit nga Monako.