Norvergjia nuk aplikon për Lojrat Olimpike Dimërore të 2022
Oslo, 3 shtator - Norvergjia nuk do të aplikojë për organizimin e Lojrave Olimpike Dimërore të vitit 2022.
Kjo u konfirmua pas një votimi të qeverisë norvegjeze më 1 tetor, e cila nuk miratoi mbështetje financiare për zhvillimin e Lojrave Olimpike Dimërore të vitit 2022.
Tani në garë për zhvillimin e këtyre lojrave mbeten Pekini dhe Almati i Kazakistanit.
Më parë hoqën dorë nga aplikimi qytetet Stokholm në Suedi, Krakov në Poloni dhe Lvov në Ukrainë.
Komiteti Ndërkombëtare Olimpik do të vendosë për vendin ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike Dimërore në mbledhjen e tij ,që do të mbahet më 31 korrik 2015, në Kuala Lumpur të Malajzisë.