11 Janar 2025

Norvegjia kryeson me numrin e medaljeve

Soçi, 12 shkurt - Sportistët e Norvegjisë kryesojnë me numrin e medaljeve të fituara deri tani në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë, pasi kanë fituar 4 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 4 të bronzta, që do të thotë gjithsej 11 medalje.

Kanadaja është e dyta me 4 të arta, 3 të argjendta dhe dy të bronzta, pason Gjermania me 4 të arta dhe një të argjendtë, Holanda ka fituar 3 të arta, dy të argjendta dhe 3 të bronzta, ndërsa Shtetet e Bashkuara gjenden në vendin e pestë të radhitjes aktuale, me 2 të arta, 1 të argjendtë dhe 4 të bronzta.

Vendi mikpritës Rusia, deri tani ka fituar gjithsej 7 medalje, 1 të artë, tri të argjendta dhe tri të bronzta.

Në garat e deritashme në Olimpiadën Dimërore medalje kanë fituar gjithsej 22 vende.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)