11 Janar 2025

Norvegjia ka më së shumti medalje të arta olimpike

Soçi, 21 shkurt - Sportistët e Norvegjisë kanë fituar më së shumti medalje të arta në garat e deritashme të Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë.

Norvegjezët kanë fituar 10 të arta, 4 të argjendta dhe 7 të bronxta, pra gjithsej 21 medalje olimpike.

Në vendin e dytë të radhitjes tabelare, është seleksioni i Shteteve të Bashkuara, meqë sportistët amerikanë deri tash fituan 8 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 11 të bronxta, gjithsej 25 medalje.

Gjermania është e treta me 8 të arta, 4 të argjendta dhe 4 të bronxta, ndërsa Rusia është e katërta me 7 të arta, 9 të argjenta dhe 7 të bronxta.

Në listën e fituesve të medaljeve në Olimpiadën Dimërore gjenden sportistët nga 26 vende.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)