Nis sot Botërori i Klubeve FIFA
Marrakech, 11 dhjetor - Sot, në Marrakech dhe Agadir të Marokut nis Botërori i Klubeve FIFA, ku marrin pjesë skuadrat më të mira të çdo konfederate.
FIFA ka zgjeruar Kupën Interkontinentale të vjetër me skuadra modeste dhe pak të njohura, kështu që ky trofe vazhdon të mbetet për europianët ose amerikano-jugorët. Edhe këtë vit nuk pritet të ketë ndryshim tendence. Bayern Munchen do të jetë favoriti kryesor dhe kundërshtari i vetëm që mund ti bëjë ballë është Atletico Mineiro i Brazilit, me të famshmin Ronaldinho si yll të skuadrës.
Ekipi brazilian ka mbërritur të martën në Marok dhe do të përpiqet të bëjë surprizën, ashtu siç bëri vjet Corinthias me Chelsea.
Ndeshja hapëse e turneut do të jetë ajo mes Raja Casablanca dhe Auckland City (sot, ora 20:30).
Ja të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në Botërorin e Klubeve FIFA:
Bayern Munchen (Gjermani)
Atletico Mineiro (Brazil)
Guangzhou (Kinë
Al Ahly (Egjipt)
Monterrey (Meksikë)
Raja Casablanca (Marok, merr pjesë si kampion në fuqi i vendit organizator)
Auckland City (Australi)