Nga 2018-ta, kupa e Botës do të jetë me 40 skuadra
Paris, 28 tetor - Presidenti i UEFA-s Michel Platini është dakord me Presidentin e FIFA-s Sepp Blatter përsa i përket idesë që Kupa e Botës të jetë me 40 skuadra, ndoshta duke filluar që nga edicioni i 2018-ës.
"Jam absolutisht dakord me Blatter, kemi nevojë për një numër më të madh të skuadrave aziatike dhe afrikane, por pa hequr skuadra nga Europa: duhet të arrijmë në 40 skuadra."
"Mund të shtojmë dy kombëtare afrikane, dy aziatike, dy amerikane dhe një më shumë nha Oqeania dhe Europa", është shprehur presidenti i UEFA-s Michel Platini.
Aktualisht skuadrat pjesëmarrëse në një Botëror janë 32.