Neymar mund të mbetej i paralizuar
Rio de Zhanerio, 5 korrik - Neymar mund të mbetej i paralizuar nëse dëmtimi që mori nga Juan Zuniga do të ishte vetëm 2.5 centimetra më lartë. Fat për brazilianin.
Superylli brazilian, Neymar, mund ta konsideroj vetën e tij tejet me fat, pas lëndimit që mori nga Juan Zuniga.
Siç njoftojnë mediat braziliane, anëtari i Barcelonës mori një lëndim të rëndë pas goditjes nga Zuniga, por ai mund të ishte edhe më i rëndë.
Nëse Zuniga do ta godiste Neymarin vetëm 2.5 centimetra më lartë, atëherë Neymar do të rrezikonte të mbetej i paralizuarë.
Fati këtë herë ishte në anën e Neymar, i cili me një terapi rikuperuese shumë shpejtë do të jetë në gjendjen e mëparshme.