Neymar kalon Ronaldinhon e Rivaldon
Rio de Zhanerio, 24 qershor - Neymar realizoi dy gola në fitoren e Brazilit ndaj Kamerunit (4:1). Me këto dy shënime ylli i Barcelonës e kaluar Ronaldinhon dhe Rivaldon me golat e realizuara për përfaqësuesen braziliane.
Neymar po vazhdon të shkëlqen në Kampionatin botëror. Ylli i Barcelonë ishte kreator i fitores së Brazilit ndaj Kamerunit (4:1), me dy gola të realizuara.
Ish sulmuesi i Santosit, pas këtyre dy shënimeve arriti në kuotën e 35 golave të realizuara me përfaqësuesen e Brazilit.
Ai ka lënë prapa vetës dy ish yjet e këtij vendi: Ronaldinhon që ka realizuar 33 gola dhe Rivaldon që ka shënuar një më shumë.
Kurse, Neymar mbetet larg nga golashënuesit më të mirë të Brazilit: Romario (55), Bebeto (55), Ronaldo (62), Ziko (66) dhe Pele ( 77).