Neymar ka dëshirë që të pensionohet në Barcelona
Barcelonë, 28 janar - Sulmuesi i Barcelonës, Neymar thotë se ai ka dëshirë që të pensionohet në Kataluni.
22-vjeçari iu bashkua Barçës në vitin 2013 nga Santosi dhe që nga ajo kohë ka shënuar 34 gola në 65 ndeshje për klubin nga Camp Nou.
A planifikoj ta përfundoj karrierën te Barça? Nuk kam asnjë plan që të largohem. Dua të fitoj shumë tituj dhe të shkruaj emrin në historinë e klubit, ka thënë Neymar.
Braziliani ka shënuar 15 gola në 41 ndeshjet e sezonit të parë në Spanjë.