Neymar i thotë lamtumirë Kupës së Amerikës
Rio de Zhanerio, 20 qershor - Neymar nuk do të ketë mundësi të luajë më për Brazilin në Kupën e Amerikës, pasi u dënua me katër ndeshje skualifikim për rolin e tij në incidentin në fund të takimit me Kolumbinë.
Fillimisht ai u dënua me një ndeshje, por Federata e Futbollit e Amerikës së Jugut, vendosi për të shtuar më tej ndëshkimin, madje edhe duke i vënë një gjobë 10 mijë dollarë futbollistit. Gjithashtu, raportohet se Neymar e ka sharë gjyqtarin kilian, Enrique Osses pas vendimit.
Edhe kolumbiani Carlos Bacca u dënua me dy ndeshje dhe u gjobit me 5 mijë dollarë për rolin e tij në zënkën që shpërtheu pas ndeshjes. /