Neymar dhe Alba mbyllin sezonin
Barcelonë, 18 prill - Në një garë të ethshme për titullin, katalanasit me shumë gjasa nuk do të kenë deri në fund të kampionatit shërbimet e dy lojtarëve kryesorë, Neymar dhe Jordi Alba.
Braziliani dhe spanjolli i janë nënshtruar të dy analizave mjekësore dhe kanë pësuar dëmtime muskulore për të cilat mendohet se nevojiten të paktën 3 deri në katër javë riaftësim gjë që do të thote sezon pothuajse i përfunduar për ta.
Për më tepër dhe Bartra nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Athletic Bilbao pasi vuan nga një shqetësim në këmbën e djathtë.
Asnjë nga tre futbollistët nuk ishte i pranishëm në seancën e fundit stërvitore dhe Alba dhe Neymar nga ky moment do të zhvillojnë një stërvitje të diferencuar nga ekipi.